Valdete Daka jep shenja të largimit nga KQZ-ja, mbulon e fsheh arsyet e vërteta

Valdete Daka jep shenja të largimit nga KQZ-ja, mbulon e fsheh arsyet e vërteta

Hajrullah Tërnava

  • 09 February 2021 - 07:49

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Është i mjaftueshëm fakti se vetëm për manipulime të këtyre zgjedhjeve qendrore, se çfarë është bërë nga ana e saj dhe një pjese të stafit të saj, e që është tentua në çdo mënyrë të dëmtohet partia që në te gjitha sondazhet e mbajtura del si fituese absolute në këto zgjedhje, tani me ne fund është e kuptueshme se definitivisht është demaskue veprimtaria e dyshimt e zonjës Daka, prandaj edhe ajo e din se më mirë është që të jep vetë dorëheqje, se sa të largohet si shkelëse e ligjeve e me faqe te zeze pas këtyre zgjedhjeve nga organet kompetente në ardhje.

-Pas skandaleve te njëpasnjëshme që e kanë përcjellë punën e saj në krye të KQZ-së për tre mandate, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka po jep sinjalin e vetdorëzimit dhe vetlargimit nga KQZ-ja, duke qenë per me shume se dhjete vite vazhdimisht kupola e të gjitha manipulimeve edhe kriminale në favor të PDK-së dhe të personit Hashim Thaçit, me mbamendje edhe për atë vjedhjen industriale të votave në mandatin e saj të parë. Valdete Daka në përplasjet që po i përcjellin mbledhjet e KQZ-së në pritje të 14 shkurtit, ka thënë se tash e ka kuptuar se është njeriu më i pa dëshiruar dhe më i urryer se kushdo tjeter në shtetin e Kosovës, dhe krejt kjo bindje dihet që është krijuar jo për fajin e të tjerëve, por për fajin dhe përgjegjësinë e saj personale si kryesuese dhe orientuese e të gjitha vendimeve te paligjshme që merren në KQZ, sikur qe dihet me shumicë votash nën ndikimin e krimo-politikës.

Me të drejtë Daka ka pohuar, duke pranuar se qe tri javë rresht është emri më i urryer, dhe se emri i saj nuk zbret nga faqet e mediave. Qe tri javë ajo ka thënë se është bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara. Prandaj zonja Daka duhet ta ketë kuptuar se duhet të mos pret që të shkarkohet para zgjedhjeve lokale të vjeshtes së këtij viti, por të vetë largohet, për shkak të dëmit kolateral që i ka sjellë ajo imazhit të KQZ-së, dhe besimit të qytetarëve në votën që ata e japin në ditën e zgjedhjeve, por edhe anën tjetër të dëmit te vet demokracisë dhe pluralizmit, duke zbatuar vetem urdhërat që i kanë ardhur dhe vijnë nga lart, sikur ishte deri më tani me instrumentalizimin e saj dhe telekomandimin 100% nga treshja Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".