Stuhia përfshin Stambollin, era e fortë shkatërron çdo gjë

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 11:10
Stuhia përfshin Stambollin, era e fortë shkatërron çdo gjë

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara.

Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në pjesën evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpaëa, Bakërköy, Baëcëlar, Beyoëlu, Kaëthane, Bayrampaëa dhe Esenler.

Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.

Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.

Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

(Kosova Sot Online)