Serbia furnizohet nesër edhe me 500 mijë vaksina kundër COVID-19

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 12:49
Serbia furnizohet nesër edhe me 500 mijë vaksina kundër COVID-19

500 mijë vaksina të tjera kineze do të mbërrijnë nesër pasdite në Serbi, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç tha ai, deri në fund të shkurtit, do të kenë gjithsej dy milionë doza të vaksinave me të cilat do të vaksinohen një milionë qytetarë.

Ai deklaroi se 50 mijë  doza të vaksinës ruse “Sputnik V” mbërritën këtë mëngjes dhe se 50 mijë doza të tjera për rivaksinim do të mbërrijnë për 15 ditë.

88 mijë vaksina të tjera “Pfizer” do të mbërrijnë deri në fund të shkurtit dhe deri në 150,000 vaksina “AstraZeneca” deri në 20 Shkurt.

Presidenti i Serbisë tha se Serbia ka rritur eksportet në Kinë pesëdhjetë herë në dhjetë vitet e fundit dhe se një paketë e re ndihme do të paraqitet këtë javë.

Vuçiç tha se Serbia mori shumë vlerësime për shkak të vaksinimeve.

“E gjithë bota po flet për këtë. Ajo që kemi bërë në lidhje me vaksinimin tregon se si funksionon vendi ynë. Serbia ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)