Arrestohet biznesmeni, e kërcënonte policinë sipas Kanunit

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 08:57
Arrestohet biznesmeni, e kërcënonte policinë sipas Kanunit

Është arrestuar në Zvicër një ish-biznesmen 46-vjeçar nga Italia, i cili ka sfiduar hapur policinë italiane.

Bëhet fjalë për Mirko Rosa, ishte i njohur ndryshe edhe si “Mirko floriri” për shkak se në të kaluarën ka patur disa dyqane bizhuterish.

Ai ishte shpallur në kërkim pas një dënimi me 6 vite burg për disa shekelje ligjore.

Megjithatë edhe pse ishte në kërkim, ai postonte video në Tik Tok teksa kërcënonte policinë italiane sipas Kanunit shqiptar.

“Nuk më kapni dot. Boll harxhuat paratë” – shprehej 46-vjeçari duke i thurur kështu lavde Shqipërisë dhe Kanunit.

Por ai u kap pikërisht për shkak të këtyre videove pasi u bë i mundur lokalizimi i tij.

Gjithashtu në burga pati përfunduar edhe truproja e tij me origjinë shëqiptare Jhony Gentian Lohja, i cili njihej si autor i disa krimeve.

(Kosova Sot Online)