ETAPA E RE e shtetit të së drejtës instalohet me VOTË QYTETARE, FILLON PAS 14 SHKURTIT!

ETAPA E RE e shtetit të së drejtës instalohet me VOTË QYTETARE, FILLON PAS 14 SHKURTIT!
ETAPA E RE e shtetit të së drejtës instalohet me VOTË QYTETARE, FILLON PAS 14 SHKURTIT!

Skender Mulliqi

  • 10 February 2021 - 07:53

Shkruan: Skënder Mulliqi

Është koha e një kursi të ri politike , që proceset demokratike, shteti ligjor dhe zhvillimi i vendit të gjejnë vend meritor. Reformat nevojiten të bëhen në mbarë hallkat e sistemit që nuk do te jetë lehtë, së këto sisteme janë ngatërruar keq për një kohë të gjatë. Veçmas reforma urgjente na nevojiten në arsim, shëndetësi e drejtësi. Është koha e gjeneratës së re në politikë, të cilët do të vijnë në pushtet me plebishit më 14 shkurt, ku edhe do të hapët një etapë e re historike për Kosovën.

shkurti është data ndoshta historike e ndarjes nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga nepotizmi e klientelizmi të cilat shoqërinë e re gati sa nuk e kanë rrëzuar përtokë. Këto fenomene negative të pasluftës, ishin produkt i një klase politike të pa përgatitur për profesionin e politikës, produkt i një klase politike më shumë autokratike dhe materialiste , të cilat Kosovën e shndërruan në pronë private të tyre. Asnjëra parti politike lideriste nuk pati mundësi ta ketë shumicën absolute për ta formuar pushtetin , duke u detyruar që të formojnë qeverinë me koalicione. Këto koalicione kishin dallime ideologjike e programore , që rezultuan në keq qeverisje me vendin.

Edhe pse partitë tona asnjëherë nuk u profilizuan sa duhet , as nuk zbatuan reformat ë nevojshme të brendshme konform kohës së kalipatalizmit liberal në të cilin sistem kemi hy rishtazi. Pa përvoja e të pasurit shtet e bëri të vetën duke pa mundësuar ecjen në binarë të duhur të proceseve demokratike dhe proceseve tjera zhvillimore . Fat I keq ishte në këtë mes , që në pushtet u ngjitën njerëzit shumë të pa përvojë , të pa përgatitur profesionalisht për sfidat që na pritën pas përfundimit të luftës.

Zgjedhjet u cilësuan demokratike dhe korrekte gjë që në fakt nga pamja e jashtme edhe ishin, por në brendi të tyre kishte defekte të mëdha, të cilat rezultuan me mos realizimin e premtimeve të dhëna karshi votueseve dhe qytetarëve përgjithësisht. Partitë politike kishin mangësi programesh afatgjata zhvillimore të vendit, të cilat edhe bën që të kemi pushtete të dobëta. Madje , kjo praktikë e që rezultojë keq edhe në punën e qeverive të cilat nuk hartuan programe afatgjate të zhvillimit ekonomik të vendit. Ata që u ngjiten lartë ne pushtet duke filluar nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror, synim e kishin që mandatin qeverisës të shfrytëzojnë për plotësimin e nevojave të tyre personale , familjare e të te militantëve partiak.

Privatizimi ishte katastrofal nga njerëzit e politikës dhe të biznesit, të cilët pronat shoqërore dhe fabrikat e ish sistemit socialisit i shitën “ për pesë para” siç thotë një fjalë e popullit, për ti stërshitur ato me shuma marramendëse, dhe duke u pasuruar një kategori e posaçme njerëzish në mënyre marramendëse, e të pa ligjshme. Kjo mënyrë e keqe e menaxhimit të punëve e ka qitur përtokë Kosovën e vogël, duke i varfëruar skajshmërish qytetarët .U krijua një armatë e tërë e të rinjve të cilët nuk e kanë një vend të punës.

Madje, shumë prej tyre po largohen masovikisht nga Kosova. Dhe , i gjithë ky zullum u bë, dhe askush nuk dha përgjegjësi morale , e që është dashur të jepet edhe përgjegjësi penale .Shumë struktura pushtetare edhe u ndeshën më ligjin, por që çuditërisht edhe u kthyen në pozitat e larta pushtetare. Ka ardhur koha që garda e vjetër reaksionare politike të largohet nga pushteti, pas një kohe gati 22 vjeçare të qeverisjes së dobët me vendin , që është periudhë shumë e gjatë edhe për një vend shumë më të zhvilluar se sa Kosova. Këta nuk punuan mirë në planin e brendshëm , edhe më keq punuan në planin politik të jashtëm.

Nuk ishin askund në fushën e të bërit politikë pragmatike, sidomos kur bëhet fjalë për bisedimet maratonike që u zhvilluan më Serbinë. Dështuan në nënshkrimin e shumë marrëveshjeve , të cilat ishin në dëm të vendit. Dështuan në mënyrën e caktimit ët axhendës të bisedimeve , e më së shumti dështuan dhe gabuan, që këtyre bisedimeve duke filluar nga Grupi I Unitetit, nuk i parashtruan asnjë kusht të vetëm Serbisë , siç është kërkim falja për vrasjen në masë, nuk kërkuan që të pranohet pavarësia e Kosovës , e kjo bëri që gjatë zhvillimit të bisedimeve këto të kalojnë nga niveli teknik, në nivel krejt politik, i pa pranueshëm, kur dihet së Kosova shpalli pavarësinë konform të gjitha dokumenteve relevante ndërkombëtare, Kushtetutës se vendit dhe Planit të Ahtisarti. Aq më keq që shumë axhenda të bisedimeve i caktuan agresorët në krye të shtetit të Serbisë, që në vazhdim kjo nuk duhet të tolerohet , sikur që nuk duhet të bëhen asnjë bisedë më palën serbe pa pranuar pavarësinë dhe tema e të pagjeturve shqiptarë të bartur në Serbi. Njëra ndër pikat kyçe të pushtetit të reformatorëve te Kurtit dhe Osmanit, duhet të jetë edhe arrestimi i krimineleve të shumtë serbë , të cilët duhet të përgjigjen për veprat e tyre gjenocidiale para Gjykatës Speciale apo të ndonjë gjykate vendore edhe pse do te ishte e vonuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".