Apeli i Speciales ia refuzon ankesën nënkrytarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 11:31
Apeli i Speciales ia refuzon ankesën nënkrytarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj

Kolegji i gjykatësve të Apelit brenda Gjykatës Speciale ia ka refuzuar ankesën nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i cili ishte ankuar pasi Specialja kishte refuzuar ta lirojë atë me kusht.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova e kishte caktuar një trup gjykues të Gjykatës së Apelit në kuadër të këtij tribunali, për ta shqyrtuar një ankesë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj. Trupi gjykues i përbërë nga tre gjykatës e ka shqyrtuar ankesën e Haradinajt, i cili e apeloi vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou për t’ia vazhduar atij paraburgimin. Ky panel gjykatësish e ka hedhur poshtë në tërësi ankesën e Haradinajt.

Haradinaj u arrestua në Prishtinë më 25 shtator të vitit të kaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga gjykatësi një ditë më parë, dhe u transferuar në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 26 dhjetor.

Më 24 dhjetor të vitit që shkoi, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së Haradinajt në paraburgim dhe e refuzoi kërkesën e tij për ta mbajtur një seancë për këtë çështje.

Të martën, Haradinaj e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale.

(Kosova Sot Online)