Prokuroria deklarohet për rastin e gruas nga Skënderaj që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

  • G.G /
  • 11 shkurt 2021 - 14:13
Prokuroria deklarohet për rastin e gruas nga Skënderaj që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Një grua ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Bask të Skënderajt. Shkaku i lëndimeve të marra, ajo ka vdekur. Viktima është e moshës rreth 30-vjeçare.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni, i ka thënë express, se rrethanat për ndriqimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë.

Ai ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Trupi i viktimës me urdhër të prokurorit të PTH Mitrovicë është dërguar për autopsi në Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat për ndriqimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë”, ka thënë Preteni.

Ndryshe, rasti fillimisht është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe ka vdekur.

“Fsh.Baks, Skenderaj, 10.02.2021-12:35. Raportohet se viktima femër  kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)