Deklarata shokuese e klerikut iranian: Vaksina ndaj koronavirusit i kthen njerëzit në homoseksual

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:40
Deklarata shokuese e klerikut iranian: Vaksina ndaj koronavirusit i kthen njerëzit në homoseksual

Një klerik në regjimin iranian u tha ndjekësve të tij se vaksinimi ndaj COVID-19 i kthen njerëzit në “homoseksualë”. Një gjë e tillë dënohet me vdekje në Iran.

Ajatullah Abas Tabrizian bëri pretendimet të martën në një platformë të rrjeteve sociale, shkruan Jerusalem Post.

“Mos iu afroni atyre që kanë marrë vaksinën ndaj COVID-19”, shkroi islamiku radikal për gati 210 000 ndjekë të tij. “Ata janë bërë homoseksualë”.

Tabrizian, i cili jeton në kryeqytetin fetar të Qom dhe pasuesit e të cilit i referohen atij si ajatollah, ka një histori të promovimit të fanatizmit dhe informacioneve të rreme rreth mjekësisë perëndimore.

Vitin e kaluar, ai dogji “Manualin e Mjekësisë të Harrisonit” në një ceremoni të regjistruar në video, duke pretenduar se “ilaçi islamik” i kishte bërë librat e tillë “të parëndësishëm”, sipas Radio Farda.

“Ashtu si klerikët e tjerë të regjimit, edhe Tabrizian lidh të gjitha mangësitë me seksualitetin”, thotë disidentja iraniane Sheina Vojoudi për Jerusalem Post.

“Klerikët në Iran vuajnë nga mungesa e njohurive. Në të vërtetë, qëllimi i tij për të përhapur marrëzira është të përpiqet të trembë njerëzit nga vaksina, ndërsa udhëheqësi i regjimit dhe zyrtarë të tjerë morën vaksinën e Pfizer, dhe ata nuk ua sigurojnë njerëzve me arsyetimin se ata nuk i besojnë Perëndimit”.

(Kosova Sot Online)