Ky është 23-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Mitrovicë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 09:12
Ky është 23-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Mitrovicë

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Ai ka vdekur pas plagëve të marra në vend derisa dy persona tjerë të plagosur janë duke u trajtuar nq QKUK.

Detaje për këtë rast ka dhënë policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë. 

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”.

(Kosova Sot Online)