Lista: Kosova voton nesër, sa palë zgjedhje janë mbajtur në 20 vitet e fundit

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 09:50
Lista: Kosova voton nesër, sa palë zgjedhje janë mbajtur në 20 vitet e fundit

Kosovarët nesër do t’i drejtohen kutive të votimit. Me 14 shkurt, Kosova do të votojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Për 20 vite në vend janë mbajtur disa procese zgjedhore. 

Dita e shtunë, 13 shkurt, shënjon zyrtarisht përmbylljen e kohës së fushatës zgjedhore, të cilës i paraprin heshtja një-ditore zgjedhore.

Nesër qytetarët drejtohen te kutitë e votimit për përzgjedhjen e një legjislature të re qeveritare.

Sa palë zgjedhje janë mbajtur në Kosovë që nga paslufta?

KQZ kishte publikuar një raport lidhur me proceset zgjedhore që janë mbajtur që nga viti 2000 deri në vitin 2014-të.

Aty shkruhej në detaje për datat ku janë mbajtur zgjedhjet.

Më datë 28 tetor të vitit 2000 ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend Komunal, ndërsa, një vit më vonë ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, saktësisht me datë 17 nëntor 2001.

Zgjedhje për Kuvend Komunal ishin mbajtur edhe me 26 tetor të vitit 2002.

Sipas listës që ka publikuar KQZ-ja, zgjedhje për Kuvend të Kosovës ishin mbajtur edhe me datë 23 tetor të vitit 2004-të.

Në vitin 2007-të ndërkaq, ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe për Kuvend Komunal. Këto zgjedhje ishin mbajtur me datë 17 nëntor të atij viti. Raundi i dytë për zgjedhje të kryetarëve të Komunave ishte mbajtur ndërkaq në 8 dhjetor të vitit 2007-të.

Në vitin 2009-të ishin mbajtur zgjedhjet për kuvend komunal, kryetar të komunave, derisa në Prizren, Lipjan dhe në Gjilan në vitin 2010 ishin përsëritur zgjedhjet për kryetar të komunave.

Zgjedhje atë vit ishin mbajtur edhe për kryetar të Komunës së Istogut dhe Parteshit etj.

Edhe në vitin 2011-të ishin mbajtur disa palë zgjedhje në nivel të disa komunave.

Në vitin 2013-të ishin mbajtur zgjedhje për kryetar të komunave, ndërsa, një vit më vonë ishin mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës veriore.

Në 8 qershor ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës.

Në vitin 2017-të në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës. Në të njëjtin vit janë mbajtur zgjedhjet edhe për kryetarë të komunave.

Në vitin 2019-të, saktësisht me 6 tetor është votuar në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare.

Nesër ndërkaq në vend do të mbahen zgjedhjet e ardhshme me datë 14 shkurt.

(Kosova Sot Online)