Kosovarët fillojnë ta shesin votën, dy e pësojnë keq nga policia

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 12:41
Kosovarët fillojnë ta shesin votën, dy e pësojnë keq nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë shpallur në “Merr-jep” dhe në “Facebook”, se votën e kanë në shitje.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Skenderaj dhe tjetri në Obiliq.

Të dy me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Skenderaj 12.02.2021-17:40.  Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook- merr jep, ka publikuar shpalljen  (shes votën). I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq 12.02.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen  -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)