Dhuna, terrori dhe gjenocidi serb duhet të dënohen, nuk lejohet Amnistimi i krimit!

Dhuna, terrori dhe gjenocidi serb duhet të dënohen, nuk lejohet Amnistimi i krimit!
Dhuna, terrori dhe gjenocidi serb duhet të dënohen, nuk lejohet Amnistimi i krimit!

Muhamet Kelmendi

  • 13 February 2021 - 08:45

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Pushteti në Kosovë i ka pasur dhe i ka tëra mjetet dhe mundësit juridike dhe politike që të përgatisë një padi të tillë dhe të ngritë si të tillë. Paraqitja e kësaj padie nuk do të thotë se do të merreshin organet ndërkombëtare me të. Por vetë fakti i saj se është ngritur dhe vetë ajo e futë në veprim faktorin ndërkombëtar. Është e rrugës që edhe fakte të ketë për përdhunimet e bëra në Kosovë dhe sa më shumë të dalim në Berlin, në Londër, në Vjen, në Parisë, në Romë e në Vashington me fakte dhe raste konkrete të gjalla. Dhe sa më shumë dalim me fakte për përdhunimet, për masakrat dhe dëmet e bëra, aq me shume internacionalizohet çështja dhe fiton në peshë Kosova. Koha nuk duhet të lejohet që të ikë. Kanë kaluar mbi 20 vjet. Nuk ka ku të shkohet më.

-Çështja e përgjegjësisë së shtetit serb është një dështim total i tërë strukturave politike në botë dhe në Kosovë. Ky dështim rrjedh jo vetëm nga mos puna e faktorit të brendshëm, por edhe nga qëndrimet jo korrekte dhe të buta, madje edhe ledhatuese, nga faktori ndërkombëtar ndaj shtetit serb. Duke mos e vërë shtetin serb në përgjegjësi penale, kryesisht për shkak të raporteve jo normale në KS të OKB-së, kriminelët dhe gjenociduesit janë lënë të pa dënuar dhe madje mendohen edhe si "paqedashës". Ndaj shtetit serb nuk e kemi një qëndrim si e kishim ndaj shteteve gjenocidiale gjatë historisë. Atëherë edhe pavarësinë ndaj shteteve e kufizuan. Disa u vunë nën patronate etj.

Shteti serb sipas Rezolutës së KS të OKB-së nuk ishte shtet gjenocidesh, nuk ra nën kontrollin e faktorit ndërkombëtar dhe nuk ishte faktori kryesor i dhunës dhe i terrorit. Madje në KS te OKB-se po mbrohet nga shtetet si Rusia e Kina. Këtej edhe masat ishin dhe mbeten jo të karakterit që dënon, por më shumë të karakterit lehtësues dhe këshillues, sikundër edhe të krijimit të një gjendjeje gjoja normale në "pjesën" e Serbisë, në Kosovë. Veprimi i tillë e lejoj pushtetin serb të pa dënuar. Asaj ia njohu sovranitetin me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe krijojë situatë të rëndë për vendin tonë. Faktori ndërkombëtar nuk kërkojë përgjegjësi penale nga Serbia. Kjo shihet tek të dënuarit.

Nuk u dha mundësia për dëmshpërblim për dëmet e bëra dhe nuk u krijua ndonjë gjykatë ndërkombëtare për kapjen dhe dënimin e mijëra e mijëra kriminelëve serb. Përkundrazi! U krijua për Kosovën një Gjykate Speciale, duke bërë edhe këtu seleksionim midis kombeve. Kjo gjykatë merret vetëm me shqiptarët, e jo me krimet serbe. Turp. Por e keqja e tërë kësaj kryesisht qëndron te faktori në Kosovë. Fakti pse nuk po dënohen kriminelët serbë dhe shteti serb për gjenocid dhe nuk po bëhet dëmshpërblimi si fakt nga faktori ndërkombëtar nuk do të thotë që edhe Kosova mos të dënojë dhunën, terrorin dhe mos të merr qëndrime juridike për dëmet e luftës. Kjo është një veprimtari e pa tolerueshme dhe askush në Kosove nuk mund të kupton qëndrimin juridik të gjykatave dhe të pushtetit.

Arsyetimi se është çështje ndërkombëtare nxjerrja e vendimeve nga gjykatat në Kosovë për dëmet e luftës nuk është fare normale dhe si të tillë duhet kundërshtuar në çdo mënyrë të mundshme juridike. Dëmet janë krijuar në Kosovë. Vrasjet e 13 shqiptarëve janë bërë nga pushteti serb në Kosovë. Përdhunimet dhe masakrat janë kryer këtu. Në Kosovë është bërë edhe dëmi material dhe moral. Në këtë kuadër ka kompetenca Kosova për të vendosur. Kudo në botë veprojnë gjykatat vendore sipas faktorit të territorit dhe të lëndës së veprës së kryer. Gjykatat në Kosovë janë kompetente për të vendosur për tërë veprat e kryera në Kosovë. E keqja është gjithashtu edhe te mos puna e organeve të shtetit të Kosovës për të paditur shtetin serb për gjenocide dhe për dëmet e bëra në Kosovë. Kjo nuk është normale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".