Ngjarje e tmerrshme në Skenderaj: Qeni i rrugës futet në oborr dhe kafshon pronarin e shtëpisë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 12:57
Ngjarje e tmerrshme në Skenderaj: Qeni i rrugës futet në oborr dhe kafshon pronarin e shtëpisë

Një familje në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi që ishin të rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen që kishte hyrë në oborrin e tyre

Sipas njoftimit të Policisë, qeni kishte kafshuar njërin nga anëtarët e familjes i cili kishte pësuar edhe lëndime trupore.

Por edhe zyrtarët policorë ishin sulmuar, për çka më pas u detyruan të intervenonin.

“Në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit të agresivitetit të qenit. Pas veprimeve të ndërmarra janë krijuar rrethana për t’i ofruar tretman mjekësor personit të lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

(Kosova Sot Online)