Hapen kutitë e votimit, voton Valdete Daka

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 07:21
Hapen kutitë e votimit, voton Valdete Daka

Kutitë e votimit janë hapur tashmë. E para që ka votuar ka qenë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar masat anti-Covid.

“Unë posa e kryva obligimin tim . SI kryetare mund të konfirmoj se KQZ’ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë.  Sot KQZ’ja do të bëjë monitorimin e mbarvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ’së”, ka thënë Daka.

(Kosova Sot Online)