Ngjarje e pazakontë: 50-vjeçari lë jashtë testamentit fëmijët, ia lë gjithë pasurinë qenit

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 07:57
Ngjarje e pazakontë: 50-vjeçari lë jashtë testamentit fëmijët, ia lë gjithë pasurinë qenit

Vendimi i marrë nga Om Narayan Verma, një fermer 50-vjeçar indian, është i çuditshëm.

Burri, i cili jeton në rrethin Chhindëara, në shtetin Madhya Pradesh, ka vendosur të përjashtojë fëmijët nga testamenti i tij, duke i zëvendësuar ata me qenin, Jacky. Megjithatë, gruaja e tij e dytë do të përfshihet në trashëgimi. “Ata janë kujdesur për mua, – shpjegoi ai, – dhe gjithmonë më kanë mbështetur, fëmijët e mi jo”.

Kur burri të vdesë, Jacky parashikohet se do të bëhet një nga pronarët me të drejta të plota të trashëgimisë. Në fakt, 50-vjeçari zotëron mbi tetë hektarë tokë, gjysma e së cilës do t’i shkojë shokut të tij me katër këmbë.

Fermeri kishte tre vajza dhe një djalë nga gruaja e tij e parë dhe dy vajza nga e dyta, por asnjëra nuk u përmend në testament. “Ata më zhgënjyen, – shpjegoi ai. – Ata kurrë nuk u kujdesën me të vërtetë. Nëse ata duan një pjesë të trashëgimisë sime, do të duhet të kujdesen për Jacky-n”.

(Kosova Sot Online)