Menaxheri i qendrës së votimit në Gjakovë tregon arsyen e vonesës së procesit të votimit

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 09:11
Menaxheri i qendrës së votimit në Gjakovë tregon arsyen e vonesës së procesit të votimit

Gazetari  në një lidhje direkte raporton se në Gjakovë ka filluar me gjysmë ore vonesë procesi i votimit.

“Është e vërtet qe ka filluar gjysmë ore me vonese, materiali ka ardh me vonese, logjistika ne fillim ka furnizua fshatrat”, tha menaxheri i qendrës së votimit në Gjakovë.

“Të gjitha materialet anti-COVID, maskat, dorezat, dezinfektues janë në hyrje të shkollës”, shtoi ai.

Ndërsa qytetarë të shumte kanë marrë një mesazh i cili i fton ata të votojnë për numrin përkatës.

(Kosova Sot Online)