Të kesh fatin e këtij njeriu, pasi mbajti 2 orë ligjëratë në Zoom i ndodhi e papritura

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 13:14
Të kesh fatin e këtij njeriu, pasi mbajti 2 orë ligjëratë në Zoom i ndodhi e papritura

Një profesor universitar i matematikës, e kuptoi në fund të ligjëratës, pas dy orëve se zëri i tij nuk është dëgjuar fare derisa po u mbante leksione studentëve përmes aplikacionit online Zoom.

Bëhet fjalë për profesorin Don Wang nga Universiteti i Singaporit, që në fund e kuptoi nga studentët që as edhe një fjalë e tij nuk është dëgjuar në mikrofon gjatë ligjëratës, e krejt kjo ka ndodhur pasi që kishte harruar ta ndez mikrofonin.

Krejt në fund kur i pyeti studentët nëse kanë diçka të paqartë, në një moment shtypi një buton e krejt rastësisht zëri i tij filloi të dëgjohej.

Aty i thanë studentët as asgjë nuk është dëgjuar prej tij dhe se për dy orë thjesht kanë mundur vetëm të ndjekin lëvizjen e buzëve të tij.

https://www.tiktok.com/@queen_yx_/video/6920974443510566145?sender_device=pc&sender_web_id=6902311840102860294&is_from_webapp=v1&is_copy_url=0

(Kosova Sot Online)