Kosova duhet të vepron si shtet i pavarur , të hidhen poshtë Marrëveshjet në dëm të Kosovës të trashëguara nga e kaluara Thaçi dhe Mustafa!

Kosova duhet të vepron si shtet i pavarur , të hidhen poshtë Marrëveshjet në dëm të Kosovës të trashëguara nga e kaluara Thaçi dhe Mustafa!
Kosova duhet të vepron si shtet i pavarur , të hidhen poshtë Marrëveshjet në dëm të Kosovës të trashëguara nga e kaluara Thaçi dhe Mustafa!

Muhamet Kelmendi

  • 14 February 2021 - 11:25

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kosova nuk duhet të pranoj një organizim të ri të pushtetit që është vdekjeprurës, si Asociacioni i Komunave Serbe . Ndërsa, nëse faktori ndërkombëtar e don Asociacionin e shtetit serb, le të vjen vetë dhe të organizoje në Kosovë. Por këtu ne duhet domosdo të mbështetemi në letrën e z. Biden. Ai kërkoi dialog dhe njohje reciproke të shteteve. Ndërsa, ambasadori anglez, sikundër edhe z. Borel dhe Lajçak, kushdo që kërkon pushtet serb në Kosovë, kurrë nuk duhet të dëgjohen. Është gjë më se normale për shtet që nuk dëgjon nëse me propozime dëmtohet Republika.

-Nuk ka mundësi të gjëra të interpretimit në drejtim të krijimit apo mos krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Pushtetarët e Republikës, si në kohën e z. Thaçi, ashtu është z. Mustafa, e kanë pranuar AKS-në si obligim për Kosovën. Marrëveshja e vitit 2013 ishte baza e të këqijave në Kosovë. Ajo marrëveshje nuk del se është në përputhje me normat kushtetuese. Dhe, e keqja është se atë e pati miratuar edhe Kuvendi i Kosovës. Ky Kuvend bëri në vazhdimësi gabime dhe de-fakto ka shkelur mbi normat kushtetuese. Kuvendi lejoi thonjëzat ndaj Republikës që ia vuri Thaçi. E futi dialogun dhe ai kaloi nga fusha teknike në atë politike me shtetin serb për shumë çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Lejojë marrëveshje pas marrëveshjeve në kundërshtim me parimet bazike të Republikës. Aprovoi AKS-në në Kosove. Vazhdoi me shkelje tjera, tejet të rrezikshme. E aprovojë edhe Gjykatën Speciale dhe në fund e votoj edhe demarkacionin me shtetin malazez. I theksova çështjet ku ne jemi fajtor. Natyrisht jo populli por pushtetarët që bënë shkatërrime të mëdha të shtetit.

Tash gjendemi para një gjendje të re. Kosova kërkohet të mbështetet në Kushtetutën e vetë dhe të ndalohet çdo marrëveshje që krijon pushtet të ri në vend. Në këtë çështje nuk ka rëndësi fare kush e kërkon këtë apo atë mase juridike a politike. Faktori ndërkombëtar duhet të dijë këtë. Dhe e dinë. Kudo nëpër shtete ka minoritete por nuk ka pushtet juridik dhe ekzekutiv. Z Borel e dinë se Katalonia c’farë pushteti ka. Në anën tjetër, Katalonia ishte shtet i fuqishëm dhe sovran. Pse nuk ua njeh shtetin z. Borell? Jo atë nuk e bënë. Z.Borell, është nacionalist spanjoll i pandrequr. Ai nuk njeh rregulla demokratike kundruall interesave spanjolle. Po Lajçak! Atë as që duhet diskutuar. Ai udhëhiqet me mendimet e shtetit sllovak. Ky shtet dhe Spanja nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Nga të dy këta nuk pritet gjë! Po pse ambasadori anglez! Çka kupton z. Abbot me Asociacion?

Nëse me këtë kuptoj ambasadori asociacionin pa pushtet juridiko-politik dhe ekzekutiv është mendim i qëlluar. Nëse me Asociacionin e Komunave Serbe kupton atë pushtetin ekzekutiv nuk duhet fare të respektohet. Kosova duhet të thotë qartë jo. Kush do le ta formoi vetë, por kurrë me vendimet e organeve të pushtetit të Kosovës. Këtu është edhe një armë e fortë në duar të Kosovës. E kam fjalën për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Atë fakt duhet futur në dialog me shtetin serb dhe para faktorit ndërkombëtar. Jo vetëm për kundërpeshë në organizim si serbët e Kosovës, por edhe për të njohur këtë pjesë të kombit tonë. Këtu nuk ka lëshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".