Reuters: Kosova voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 13:33
Reuters: Kosova voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë

Kosovarët kanë filluar të votojnë këtë të diel për zgjedhjet e reja parlamentare. Këto zgjedhje mund të komplikojnë përpjekjet perëndimore për të zgjidhur mosmarrëveshjen territorial që ka zgjatur me dekada me Serbinë, shkruan Reuters.

Reuters ka shkruar sot se Kosova po voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë.

Serbia, e mbështetur nga Rusia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke përmendur nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës së saj serbe në Kosovë.

Negociatorët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të sigurojnë një kompromis për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO, shkruan tutje Reuters.

Me një të tretën e forcës së saj të punës të papunë dhe një prodhim të brendshëm bruto për banor prej 4 mijë e 300 dollarë, Kosova mbetet vendi më i varfër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pothuajse 2 mijë e 400 qendra votimi u hapën në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19 pasdite. Rezultatet e para priten disa orë më vonë.

“Njerëzit duan punë, ne duam të heqim qafe korrupsionin”, tha Luljeta Emini, pasi votoi në një qendër votimi në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)