“Covid-19 s’ekziston, ata që vaksinohen do të vdesin”, infektohet konspiracionisti Alfred Cako

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 13:45
“Covid-19 s’ekziston, ata që vaksinohen do të vdesin”, infektohet konspiracionisti Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me Covid-19.

Mësohet se ai nuk do paraqitet sot në programin “Rrethi Katror” ku prej muajsh tregon se Covid-19 nuk ekziston dhe se kjo është një sajesë e Iluminantit.

Ai sfidonte hapur edhe institucionet shëndetësore duke i kërkuar që të hynte në spitalin Infektiv pa maskë duke shprehur bindjen që gjithçka ishte një sajesë.

(Kosova Sot Online)