LDK: Qytetarët të votojnë pa asnjë ndikim

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 14:14
LDK: Qytetarët të votojnë pa asnjë ndikim

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se nuk kanë pranuar informata për ndonjë shqetësim serioz sa i përket procesit zgjedhor.

“Nuk kemi informata për ndonjë shqetësim serioz, dalja e votuesve përkundër kushteve atmosfterike është në trendin e zakonshëm”, ka thënë Ardita Dushi nga LDK.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë pa ndikim në zgjedhje.

“Brenda vend votimeve të mundësohet votimi me rend dhe rregull sipas rregullave të KQZ’së. LDK u bën thirrje që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar pa asnjë ndikim”, ka thënë ajo në konferencë.

(Kosova Sot Online)