Vjen nga Gjermania me burrin për të votuar, gruaja nuk e gjen emrin në listë

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 14:22
Vjen nga Gjermania me burrin për të votuar, gruaja nuk e gjen emrin në listë

Shaban dhe Fahrije Haxhiu kanë ardhur në Kosovë nga Gjermania për të votuar.

Mirëpo, çifti nga Istogu kanë hasur në telashe, pasi që vetëm Shaban Haxhiu ka mundur të ushtrojë të drejtën e votimit në mënyrë të rregullt.

Fahrije Haxhiun nuk e kanë gjetur në listë e kështu është detyruar që të votojë me kusht.

Në një lidhje direkte ajo thotë se ka ardhur nga Gjermania vetëm për të votuar.

Fëmijët e saj ndërkaq thotë se kanë votuar me postë.

“Jam ardhë nga Gjermania me votu, po nuk më kanë gjëtë në listë. U detyrova të votoj me kush. Hera e parë qe votoj me kusht nuk isha kanë në listë. Presim diçka më mirë nga këto zgjedhje.  Pjesa tjetër e familjes kanë votu me postë, shumë rregull krejt ka shku në rregull jemi të kënaqur”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)