Kolonë e madhe në Sllatinë, shkak një aksident trafiku

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 15:46
Kolonë e madhe në Sllatinë, shkak një aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës, si pasojë e të cilit kolona është rreth 2 km e gjatë.

Ndërsa qytetarët kanë mbetur të bllokuar në veturat e tyre.

Si pasojë e reshjeve atmosferike, gjatë ditës së sotme kanë ndodhur aksidente të shumta.

Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët për kujdes në komunikacion, ndërkohë apelohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike, ku shumica e rrugëve mbeten të papastruara nga bora. 

(Kosova Sot Online)