Pas tri orësh arrijnë zarfat për votim me kusht në Fakultetin Filologjik
Në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik ka pasur sot mungesë të zarfave për votim me kusht.
Si rrjedhojë, janë krijuar radhë të pritjes.
Mirëpo ky problem raportohet të jetë zgjidhur.
Kjo qendër është furnizuar me zarfa pas 3 orësh mungesë.
Qytetarët janë shprehur të pakënaqur që është dashur të presin për shkak të mungesës së zarfave.
(Kosova Sot Online)