Kishte ardhur nga Shkupi për të votuar, vdes qytetari

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 17:12
Kishte ardhur nga Shkupi për të votuar, vdes qytetari

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij. Ai kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në Kaçanik.

(Kosova Sot Online)