Lexoni edhe:
Sanksione ekonomike nga ndërkombëtarët kundër Serbisë, formula e vetme për ta pranuar marrëveshjen pa kushte dhe njohjen e shtetit të Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13 shkurt kanë arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes së tij.
Gjatë intervenimit, ai ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali.
Ka dyshimi se personi është i sëmurë mental.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)