Sanksione ekonomike nga ndërkombëtarët kundër Serbisë, formula e vetme për ta pranuar marrëveshjen pa kushte dhe njohjen e shtetit të Kosovës

Sanksione ekonomike nga ndërkombëtarët kundër Serbisë, formula e vetme për ta pranuar marrëveshjen pa kushte dhe njohjen e shtetit të Kosovës
Sanksione ekonomike nga ndërkombëtarët kundër Serbisë, formula e vetme për ta pranuar marrëveshjen pa kushte dhe njohjen e shtetit të Kosovës

Blerim Burjani

  • 15 February 2021 - 07:40

Shkruan: Blerim Burjani

Edhe për një kohë do të mbetet kështu si është gjendja. Serbia pret një shans tjetër historike në zhvillimet e tjera, përderisa Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të duhet tutje të merret me Serbinë. Pa i përdorë Bashkësia Ndërkombëtare edhe sanksionet e gjëra ekonomike s’ka gjasa asnjëherë ta bind Serbinë për ta njohtë Kosovën. Pra nuk ka ndonjë opsion për të deritashëm për zgjidhje të mesme dhe të pranishme për të dyja palët.

-Duket se në dialogun me Serbinë do të jetë e pamundshme të ketë zgjidhje të balancuar ku do të pajtoheshin të dyja palët. Këtë konstatim duhet bazuar në faktin se qëndrimet serbe janë të qarta. Sikurse që janë të qarta, deri dikund, edhe qëndrimet e Kosovës.

Pra s’ka ndarje të Kosovës, s’ka bashkim me një shtet tjetër , cili është balanci këtu ? S’ka balancë Kosova duhet ta ruaj me çdo kusht sovranitetin e vetë shtetëror dhe integritetin territorial. Pra Serbia e dëshiron copëzimin territorial e kjo është e pamundshme. Gjasat nuk janë kurrfarë për të arritur ndonjë kompromis. Serbia nuk do kompromise dhe kjo është e qartë, prandaj ekziston një variante tjetër i mbetjes peng të zgjidhjes së problemit, që konflikti do të mbetet i ngrirë. Serbia nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që nuk përfiton diçka e Kosovës nuk ka asgjë për ti dhënë. Pra ky është ngërçi dhe nuk ka mundësi të zgjidhjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".