Nxënësja 12 vjeçare u bë mësuese kur shkollat u mbyllën nga pandemia

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 12:13
Nxënësja 12 vjeçare u bë mësuese kur shkollat u mbyllën nga pandemia

Rreth 30 fëmijë mblidhen çdo ditë për mësime shkollore në një rrugë të ngushtë fshati në provincën veriore Dakahlia në Egjipt.

Mësuesja e tyre është Reem El-Khouly, 12 vjeç e cila filloi tu ofrojë mësime fqinjëve të saj më të vegjël kur shkollat në Egjipt u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë jam 12 vjeç dhe jam në klasë të shtatë. Mua më pëlqen të jap mësim për fëmijët e lagjes sepse shkollat janë të mbyllura,” thotë ajo.

Kur shkollat në provincën veriore Dakahlia u mbyllën për shkak të Covid-19 fëmijët e kalonin kohën duke luajtur në rrugë. Me pak ndihmë Khouly vendosi që të bëhej mësuesja e tyre.

“Një kompani më ndihmoi mua duke më sjellë një dërrasë të bardhë dhe lapsa dhe fillova t’i mësoj ata. Unë zgjohem në mëngjes, them lutjet e mia dhe i thërres për të filluar mësimin. Unë i mësoj atyre arabisht, matematikë dhe anglisht,” thotë 12 vjeçarja.

Tani rreth 30 fëmijë mblidhen çdo ditë për të mësuar.

Khouly shpreson të bëhet një mësuese matematike kur të rritet.

“Pasi shkollat u mbyllën, Reem filloi të na mësonte në  që mos harrojmë çfarë kemi mësuar në shkollë,” thotë një nxënëse.

“Unë e dua Reem sepse unë vërtet kuptoj arabisht, matematikë dhe anglisht kur ajo na mëson,” thotë një nxënës tjetër.

(Kosova Sot Online)