Lexoni edhe:
Në pritje të dorëheqjes së vonuar të humbësit të madh të LDK-së, Isa Mustafa
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet që të dorëzojë dorëheqjen sot para strukturave të partisë, pas humbjes së thellë që ka pësuar subjekti në të cilin ai udhëheq në zgjedhjet e 14 shkurtit, merr vesh media nga burime brenda partisë.
Mustafa në mbledhjen që po mbahet në kryesi pritet që lajmin të u’a kumtojë strukturave të partisë.
Në pritje të dorëheqjes së vonuar të humbësit të madh të LDK-së, Isa MustafaLexoni edhe:
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.
(Kosova Sot Online)