Në pritje të dorëheqjes së vonuar të humbësit të madh të LDK-së, Isa Mustafa

Në pritje të dorëheqjes së vonuar të humbësit të madh të LDK-së, Isa Mustafa
Në pritje të dorëheqjes së vonuar të humbësit të madh të LDK-së, Isa Mustafa

Nexhmedin Spahiu

  • 15 February 2021 - 13:48

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, analisti politik Prof. DR. Nexhmedin Spahiu kërkon dorëheqjen urgjente të Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së, pasi që nga ardhja e tij në krye të partisë i ka shkaktuar humbje, histori kjo që e ka zanafillën me humbjen e zgjedhjeve lokale në komunën e Prishtinës nga vetë Isa Mustafa kandidat i vetëshpallur i LDK-s.

-Çdo politikan i ndërgjegjshëm në vendin e Isa Mustafës do të jepte dorëheqje që në momentin kur e ka mundur Shpend Ahmeti. Kjo çfarë ndodhi më 14 shkurt është një epilog logjik i një qasjeje të tillë çfarë kishte Isa Mustafa që kur e mori timonin e LDK-së. A ju kujtohet kur Isa deklarohej se Ilir Deda e Lulzim Peci kanë dashur të vijnë në LDK po nuk i ka pranuar? A ju kujtohet kur Agim Veliu thoshte se Haki Abazi ka dashur të vinte në LDK po nuk e kanë pranuar? E po, Albini ua hapi derën të gjithëve me hy e me dalë prandaj triumfoi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".