Nis mbledhja e kryesisë, Lumir Abdixhiku thotë se do të kërkohet përgjegjësi

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 14:27
Nis mbledhja e kryesisë, Lumir Abdixhiku thotë se do të kërkohet përgjegjësi

Ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK’së, ku do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 skurtit.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosoves ka nisur mbledhjen e saj ku pritet të diskutohet rreth rezultatit të zgjedhjeve të djeshme, në të cilat ky subjekt po radhitet i 3’ti.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë kryetari Isa Mustaf, kandidati për kryëministër Avdullah Hoti, kryetar komunash nga LDK e anëtarë tjerë.

LDK pësoi humbje të madhe në këto zgjedhje duke mos e fituar asnjë komunë.

Duke hyrë në mbledhje Lumir Abdixhiku i pyetur se a do të kërkojnë përgjegjësi, ai tha “pa dyshim”.

(Kosova Sot Online)