Anëtari i LDK-së: Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë partinë të shkatërruar

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 15:42
Anëtari i LDK-së: Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë partinë të shkatërruar

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka komentuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, teksa ka thënë se ky veprim është i vonuar nga ana e tij.

Sipas tij, Mustafa po e lë partinë e shkatërruar dhe askush nuk e ka shkatërruar më shumë partinë sesa ai.

Reagimi i tij i plotë:

Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë LDK-në të shkatërruar, të poshtëruar e të fyer jashtë mase. E arriti qëllimin e tij.

Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.

Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur  të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe.

(Kosova Sot Online)