Ambasadorja e Suedisë konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 15:51
Ambasadorja e Suedisë konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e Suedisë, në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny ku u diskutua për rolin dhe fushëveprimin e  AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, e njoftoi Ambasadoren e Suedisë në Kosovë për punën e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, procesin e deklarimit të pasurisë si aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për iniciativat e realizuara për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Hernmarck Ahliny vlerësoi punën dhe progresin e arritur nga AKK dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës dhe të shtetit të Suedisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Drejtori i AKK-së, Havolli falënderoi Ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e Qeverisë së Suedisë përmes mbështetjes së Projektit Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK III) të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Nasrin Pourghazian, zëvendës shefe e misionit dhe udhëheqëse për zhvillim të bashkëpunimit.

(Kosova Sot Online)