Reperi ngujohet në universitet për ta shmangur burgun, i bëri “diss”-a policisë

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 09:47
Reperi ngujohet në universitet për ta shmangur burgun, i bëri “diss”-a policisë

Një reper spanjoll është ngujuar brenda një universiteti në Katalonjë të Spanjës me qëllim që ta shmangë burgimin për tekstet e këngëve dhe postimet në rrjetet sociale kundër monarkisë dhe policisë.

Reperit të quajtur Pablo Hasel iu dha afat deri të premten që të dorëzohet pasi u dënua me nëntë muaj burgim për madhërim të terrorizmit e përgojim të monarkisë dhe institucioneve shtetërore.

Megjithatë, ai ka njoftuar në Twitter se ndodhet bashkë me përkrahësit e vet brenda Universitetit Lleida, shkruan BBC.

Përpos sulmeve ndaj monarkisë, të tekstet e këngëve të tij dhe në postimet në rrjetet sociale ka akuza për policinë se ka torturuar dhe vrarë protestues e imigrantë.

Universiteti i Lleidas ndodhet në qytetin Lerida, 150 kilometra në perëndim të Barcelonës. Reperi ndodhet brenda universitetit bashkë me rreth 20 përkrahës.

Më shumë se 200 artistë, përfshirë drejtorin e filmit, Pedro Almodovar, kanë nënshkruar një peticion kundër burgosjes së këtij reperi.

Nëse vendimi i gjykatës zbatohet, Pablo Vasel do të jetë personi i profilit më të lartë që burgoset për krime të të shprehurit në Spanjë viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)