Avokati i Kadri Veselit: Gjykatës, ju e dini, s’ka asnjë fije prove kundër tij

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 12:31
Avokati i Kadri Veselit: Gjykatës, ju e dini, s’ka asnjë fije prove kundër tij

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur po ashtu vërejtje për materialet që po i nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Emmerson ka thënë se po detyrohen që të analizojnë shumë materiale të Prokurorisë, të cilave është e vështirë t’u gjendet lidhja.

“Pse na duhet ne ta ndërtojmë çështjen e Prokurorisë që të fillojmë hetimet tona”, tha avokati britanik.

Ai përmendi një material, ndërsa i tha gjykatësit Nicolas Guillou se edhe ai vetë “e di se s’ka prova”.

“Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë”, tha Emmerson.

“S’ka asnjë fije prove kundër tij”, theksoi avokati. 

(Kosova Sot Online)