Dr. Fauci nderohet me çmimin prestigjioz dhe 1 milion dollarë

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 15:40
Dr. Fauci nderohet me çmimin prestigjioz dhe 1 milion dollarë

Eksperti më i mirë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka fituar çmimin prestigjioz “Dan David”, me motivacionin se “ka mbrojtur shkencën”.

Çmimi prestigjioz izraelit, i themeluar nga biznesmeni i ndjerë Dan David, vjen me një shpërblim prej 1 milionë dollarësh dhe jepet çdo vit, prej vitit 2000.

Fauci u vlerësua edhe për mbrojtjen që ka bërë ndaj vaksinave të koronavirusit dhe për rolin e tij udhëheqës në kërkime për HIV/Aids.

Dr Fauci, 80 vjeç, ka qenë këshilltar për 7 presidentë amerikanë. Ai drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive që prej vitit 1984.

“Ka mbrojtur me guxim shkencën përballë kundërshtarëve të painformuar gjatë krizës sfiduese të Covid”, thuhet në një deklaratë të komitetit të çmimit.

Fauci është shprehur shpesh në kundërshtim me deklaratat e ish-presidentit Donald Trump gjatë vitit të kaluar, ndërsa mori një vëmendje globale për shkak të daljeve të shpeshta në media.

(Kosova Sot Online)