Një selam për liderët e subjekteve politike, që në fushatën zgjedhore e kishin plot gojën me padinë ndaj Serbisë për dëmet dhe krimet e luftës!

Një selam për liderët e subjekteve politike, që në fushatën zgjedhore e kishin plot gojën me padinë ndaj Serbisë për dëmet dhe krimet e luftës!
Një selam për liderët e subjekteve politike, që në fushatën zgjedhore e kishin plot gojën me padinë ndaj Serbisë për dëmet dhe krimet e luftës!

Ragip Guraziu

  • 16 February 2021 - 07:57

Shkruan: Ragip Guraziu

Le ti shohim tani pas zgjedhjeve se kush sa do të angazhohet nga secila pozitë, qoftë pozitar apo opozitar, secili pretendent që ishte qoftë për të parin e shtetit apo edhe për kryeministër. Le të na e zbardhin faktet secili se sa i kanë pasur dhe do të vazhdojnë ti mbajnë në programet e tyre dëmet e luftës. Sa unë kam lexuar në media nuk i kanë pasur dëmet e luftës. Mjerisht gjyqësori jonë i ndikuar nga politika është vazhdimisht duke refuzuar paditë edhe pse në kundërshtim me dispozitat ligjore.

-Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”, kryetari i saj Jahir Bejta ka dorëzuar për herë të nëntë dosje në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm, ku edhe me këtë rast na doli tani shumë shpejtë në sipërfaqe përpjekja e ish pushtetarëve për të mashtruar me zotimin e tyre elektoral rreth angazhimit që ta padisin Serbinë për dëmet dhe krimet e luftës. Këtë nuk e kanë bërë deri më tani dhe as që do ta bëjnë të njëjtit tash e tutje, nëse rikthehen në pushtet.

Derisa në zotimet e tyre elektorale, partitë politike gjatë fushatës. Zotoheshin për ta paditur Serbinë për krimet e Luftës, edhe ky zotim ka rrezik të mbeten në harresë sikurse në të kaluarën. Po kush tjetër po e ngritë zërin , Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”, kryetari i saj Jahir Bejta që vazhdimisht ka dorëzuar padi për krimet e luftës, së fundi për herë të nëntë dosje edhe në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e gjykatave të rregullta. Është për tu çmuar angazhimi i kësaj organizate e cila nuk po heshtë, dhe deri më tani “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar 120 dosje në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa së fundi, javën që mbeti pas, dorëzoi edhe 3 sosh. Bejta ka thënë troç se pengesë kryesore të trajtimin e rasteve është drejtësia e kapur nga politike, sepse gjykatat janë të ndikuara politikisht, prandaj ato duhet liruar nga ndikimi i politikës dhe të kërkohet që të trajtohen dosjet për dëmet dhe krimet e luftës dhe drejtësia ti del në mbrojtje palës së dëmtuar. Ishte një koincidencë interesante javën që mbeti pas , kishim fushatë zgjedhore dhe premtime bombastike për ngritje të padisë kundër krimeve të Serbisë dhe vetë shtetit serb në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".