5 qytetet ku LDK e pësoi keq në këto zgjedhje

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 15:53
5 qytetet ku LDK e pësoi keq në këto zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë me rezultatin më të dobët në histori të partisë. Përgjysmim votash krahasuar nga viti 2019 dhe humbje në secilën komunë të Kosovës. Një rezultat i tillë u shoqërua më dorëheqje të kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, dhe të gjithë kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por në cilat qytete e pësoi më së keqi partia e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa me kandidat për kryeministër, Avdullah Hotin, e ka humbur qytetin e Istogut. Në këtë qytet në vitin 2019 Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë 8 mijë e 744 vota apo 44.18 % duke u renditur si partia e parë derisa partia e Kurtit ishte renditur në vendin e tretë me vetëm 2 mijë e 751 vota.

Istogu 2021, burimi KQZ

Istogu 2019, burimi KQZ

Ky rezultat në këto zgjedhje është përmbysur, dhe përveç kësaj në qytetin e lindjes të Ibrahim Rugovës, parita e drejtuar nga Kurti ka dalë e para më një epërsi të thellë. VV në Istog ka marrë 7 mijë e 505 vota derisa LDK’ja vetëm 4 mijë e 584 vot apo përgjysmë më pak se në vitin 2019.

Situata nuk është hiq më mirë as në Gjilanin e Lutfi Hazirit. Në vitin 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur që të dalë e para me 18 mijë e 757 vota, derisa LDK ishte renditur në pozitën e dytë me 12 mijë e 594 vota, pra me një diferencë vetëm prej 6 mijë votash. Por në zgjedhjet e 14 shkurtit kjo diferencë ka shkuar në plotë 21 mijë vota.

Vetëvendosje në Gjilan ka marrë plotë 28 mijë e 568 vota derisa LDK vetëm 7 mijë e 243 vota.

Gjilani 2021, burimi KQZ

Gjilani 2019, burimi KQZ

Vetëvendosje ka fituar thellë edhe në kryeqytet. Përderisa në vitin 2019 epërsia VV-LDK kishte qenë vetëm 6 mijë vota, në zgjedhjet e 14 shkurtit partia e drejtuar nga Kurti ka shkuar në 62 mijë e 359 mijë vota apo 20 mijë vota më shumë se zgjedhjet paraprake, derisa LDK’ja e Isa Mustafës ka marrë 16 mijë e 695 vota apo 18 mijë vota më pak.

Prishtinë 2021, burimi KQZ

Prishtina 2019, burimi KQZ

Vargut të qyteteve ku LDK ka pësuar keq është edhe Peja e Gazmend Muhaxherit. Në këtë qytet në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të dalë e para Lëvizja Vetëvendosje me 21 mijë vota derisa LDK e dyta me vetëm 8 mijë e 75 vota.

Në vitin 2019 LDK e kishte fituar Pejën dhe kishte 6 mijë vota më shumë se sa tani, derisa Vetëvendosje kishte pasur vetëm 10 mijë vota apo 11 mijë më pak sesa këto zgjedhje.

Peja 2021, burimi KQZ

Peja 2019, burimi KQZ

LDK e ka pësuar keq edhe në Podujevën e Agim Veliut. Nga 15 mijë vota sa kishte pasur në vitin 2019, ka rënë në 9 mijë e 300, derisa Lëvizja Vetëvendosje 13 mijë e 927 vota ka shkuar në 23 mijë, apo 10 mijë më shumë.

Podujeva 2021, burimi KQZ

Podujeva 2019, burimi KQZ

Nga rezultatet e marra në këto pesë qytete, Lidhja Demokratike e Kosovës ka gjithësejtë 38 mijë e 727 vota më pak.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje në këto qytete krahasuar me vitin 2019 ka gjithësejtë 56 mijë e 609 vota më shumë.

LDK në këto zgjedhje ka garuar me Avdullah Hotin, i cili kishte udhëhequr me Qeverinë e Kosovës pas rrëzimit të Albin Kurtit. Listës së partisë së Isa Mustafës në këto zgjedhje i ka munguar emri i Vjosa Osmanit e cila ka garuar me listën e saj si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në total Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me afro 48 % të votave, derisa LDK në vendin e tretë me rreth 13.5 %.

(Kosova Sot Online)