Ambasadori italian uron 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 09:58
Ambasadori italian uron 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në Twitter, Orlando ka cituar presidentin Mattarella duke thënë se Italia qëndron në krah të Kosovës duke mbështetur konsolidimin institucional dhe angazhimin për reforma.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Siç ka shkruar Presidenti Mattarella, Italia qëndron përkrah jush, duke mbështetur me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin tuaj për reforma, në rrugën drejt shtëpisë sonë të përbashkët evropiane. Përpara!”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)