Lexoni edhe:
Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë liroi komisionarët të shkojnë në shtëpi pa u numëruar votat
Brenda një muaji, Britania e Madhe do ta fillojë studimin e parë në botë në të cilin përfshihet infektimi i qëllimshëm i vullnetarëve me virusin SARS-CoV-2, pasi nisma u miratua nga organi për etikën e studimeve.
Pritet që në këtë studim të përfshihen rreth 90 vullnetarë të shëndoshë, të përzgjedhur me kujdes. Ata do të ekspozohen ndaj Covid-19 në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar.
Me këtë studim synohet të dihet sasia më e vogël e virusit që mund të shkaktojë infeksion, shkruan The Guardian.
Kjo do t’u ofrojë mjekëve më shumë të dhëna për ta kuptuar sëmundjen Covid-19 dhe të ofrojë ndihmë për luftimin e pandemisë duke e përkrahur zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve tjera për sëmundjen e re.
Nuk janë dhënë detaje tjera për studimin e parë të këtij lloji në botë, por deri më tani janë kryer kryesisht testime të vaksinave në njerëz, disa prej të cilave janë treguar efektive dhe kanë filluar të përdoren për vaksinimin e popullsisë në shumë shtete.
(Kosova Sot Online)