Qeveria në ardhje e koalicionit LVV-Vjosa Osmani, Qeveri stabile e shpresës për shumë mandate

Qeveria në ardhje e koalicionit LVV-Vjosa Osmani, Qeveri stabile e shpresës për shumë mandate

Hajrullah Tërnava

  • 17 February 2021 - 13:34

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse kjo qeveri me këtë besim të treguar nga qytetarët me votën absolute që ia dhanë partisë se LVV, e cila tani mund ta formoj qeverinë si e vetëm e ne koalicion paraprak me Vjosa Osmanin tani si ushtruese në detyrë Presidente e Kosovës, e qeverisin këtë vend ashtu si duhet për të mirën e qytetarit, dhe me kontributin e qeverisjes së mirë, ia kthejnë besimin dhe shpresën për të jetuar dhe kontribuar në vendin e tyre në Kosovë, qytetarëve të sajë, kjo qeveri do ta qeverisë Kosovën shumë gjatë edhe në të ardhmen.

Këto zgjedhje e dëshmuan faktin se partitë që e keqpërdorën votën e qytetarëve qe 21 vite e këndej dhe e zhvaten këtë vend në atë mënyrë sa që ia humbën shpresën popullit edhe që të jetojnë në këtë vend, e sidomos rinisë, nuk kanë më të ardhme në politikë. Më në fund këtë e konfirmoj fakti se vetëm në 10 vitet e fundit Kosovën e kanë lëshuar dhe kanë migruar 300,000 të rijnë, e sidomos në masë të madhe ka ra edhe nataliteti, dhe tani ka shumë më pak lindje të fëmijëve, dhe nëse vazhdohet kështu popullata në të ardhmen do të zvogëlohet me të madhe. Këto zgjedhje të tanishme po na e kthejnë shpresën, se shumë nga qytetarët që iu takonin partive të ndryshme në përgjithësi, që ishin në pushtet që nga çlirimi e deri me tani, nuk mundë të vazhdojnë më, sepse duke i vërejt këto të këqija që iu kanë sjell vendit, tani me të madhe në këto zgjedhje e morën ndëshkimin.

Qytetarët i ndëshkuan të gjithë pa dallim dhe e treguan veten duke e votuar alternativen e vetme, LVV-në me rezultat të bindshëm, e cila vjet ishte vetëm 50 ditë në pushtet, dhe që padrejtësisht të gjitha partitë në pushtet nga droja se do i luftoj ato të këqija që ia kishin bërë vendit deri me tani, u bashkuan bashkë dhe e rrënxuan qeverinë e LVV-LDK padrejtësisht, dhe e krijuan koalicionin mes LDK-AAK dhe NISMA e cila u shpall si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetues. Tani qytetarët si votues të lirë e të edukuar nga të gjitha partitë në të cilat ishin të zhgënjyer deri me tani, ia dhanë votën në mënyrë të referendumit LVV që ta qeverisë vendin, dhe me shpresë se do ta zhvillon këtë vend dhe tua kthen shpresën qytetarëve që të jetojnë në Kosovë.

Prandaj tani po instalohet më në fund edhe në Kosovë demokracia e vërtetë qytetare, përgjegjësia politike dhe llogaridhënia para votës qytetare për ata që me dekada zhvatën popullin dhe shtetin e tyre, mashtruan dhe u pasuruan kriminalisht duke vjedhur e në kurriz të popullit të vetë. Tani POPULLI FOLI! Tregoi më hapur dhe më qartë se kurrë se sa ishte i lodhur madje tepër nga krimi i organizuar i lidhur me krimo-politikën në pushtet. Kjo shuplakë nuk mundë të shpjegohet ndryshe veç si gjykimi i popullit me votën demokratike, praktikë e instaluar në të gjitha vendet më traditë të pluralizmit politik, ku flet qytetari dhe kërkonin instalim të shtetit të së drejtës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".