Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 11:39
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kishnicë, në Graçanicë, dje rreth orës 15:05 është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se  viktima mashkull kosovar  është gjetur  pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)