Ambasadori italian i ofron Kurtit mbështetje në dialog, kërkon formim të shpejtë të Qeverisë së re

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 12:24
Ambasadori italian i ofron Kurtit mbështetje në dialog, kërkon formim të shpejtë të Qeverisë së re

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka mbajtur sot një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Me këtë rast, ai uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa inkurajoi formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

“Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Orlando në Twitter.

(Kosova Sot Online)