Vodhi një deve për t’ia dhuruar të dashurës për ditëlindje, arrestohet

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 13:31
Vodhi një deve për t’ia dhuruar të dashurës për ditëlindje, arrestohet

Policia e Emirateve të Bashkuara ka arrestuar një person nën dyshimin se ka vjedhur një deve të porsalindur për t’ia dhuruar të dashurës së tij për ditëlindje.

Pronari i foshnjës deve ka raportuar vjedhjen nga ferma në fillim të këtij muaji duke kërkuar nga policia në Dubai që të bëjë kërkime të shpejta. Disa ditë më vonë një person nga ky qytet ka thirrur Policinë, duke u thënë se një deve e humbur është parë në fermën e tij 3 kilometra larg, shkruan AP.

Pas hulumtimeve më të thella, Policia në Dubai ka gjetur se personi që e kishte raportuar gjetjen e devesë ishte vetë rrëmbyesi i saj dhe se e kishte lajmëruar atë për shkak se ishte frikësuar se do ta kapnin.

Policia e ka kthyer devenë e humbur tek pronari i saj dhe ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje bashkë me të dashurën e tij për deklarim të rrejshëm.

(Kosova Sot Online)