Ideja interesante e aktivistit: Paguajini vrasësit që të mos vrasin

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 13:47
Ideja interesante e aktivistit: Paguajini vrasësit që të mos vrasin

Një aktivist në Baltimore të Shteteve të Bashkuara ka paraqitur një ide interesante kundër numrit të lartë të vrasjeve në qytet – vrasësit të paguhen për të mos vrarë.

“Unë mund t’i kuptoj sulmuesit, qëllojani çka duan ata! Ata duan para”, thotë aktivisti Tyree Moorehead, shkruan Fox News.

Amerikani që ka kaluar mbi dhjetë vjet në burg për një vrasje të shkallës së dytë, ka sugjeruar disa masa që kanë marrë autoritetet lokale nuk janë të mjaftueshme për ndaljen e gjakderdhjes.

Ai tashmë ka marrë edhe masa tjera në përpjekje për ta luftuar dhunën në rrugët e qytetit Baltimore. Deri në vitin 2019, ai bëri rreth 200 grafite me mbishkrimin “Zonë pa gjuajtje”.

“Kam biseduar me këta njerëz, i kam parë ata që gjuajnë, është qytet i vogël, e di kush janë batakçinjtë”, tha aktivisti.

Baltimore po vazhdon të ketë shkallë të lartë të vrasjeve dhe të shtënave, pavarësisht pakësimit të krimeve në kategori të tjera gjatë pandemisë vitin e kaluar.

Në vitin 2020, qyteti regjistroi rreth 300 vrasje për të gjashtin vit me radhë dhe mbi 1.000 sulme me armë.

(Kosova Sot Online)