“Policia ishte 200 metra larg”, flet pronari i autobusit që u sulmua mbrëmë në Malin e Zi

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 13:54
“Policia ishte 200 metra larg”, flet pronari i autobusit që u sulmua mbrëmë në Malin e Zi

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një incident ka ndodhur në Mal të Zi, saktësisht në qytetin Berane. Disa persona të panjohur, me mjete të forta kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin dhjetëra kosovarë.

Ata ishin duke u kthyer për në Kosovë nga qendra e skijimit në Kollashin, rastin e incidentit e ka treguar vetë pronari i autobusit.

“Kemi qenë për disa ditë në qendrën e skijimit në Kollashin, ndërsa gjatë kthimit për në Kosovë, në një rrugë aty në Berane, shpeshherë ndodhin të tilla incidente në drejtim të autobusëve”, deklaroi ai.

“Policia në Berane ka qenë në vend të ngjarjes por nuk kanë ofruar ndihmë, vetëm na janë drejtuar që mund të vazhdojmë rrugën, ndërsa në policia në Rozhaje kanë dalë në ndihmë dhe kanë hapur raport për incidentin”, shtoi ai.

Një gjë të tillë e konfirmoi mbrëmë edhe Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka cekur se ngjarja e mbrëmshme ia kujton vitet e 90-ta.

“Këtë duhet ta ndaj me të gjithë sonte, sepse ka pasur një ngjarje shumë të pakëndshme (dhe jo hera e parë), përkatësisht një grup njerëzish dhe agjencish aktive që organizojnë ardhjen e 2 autobusëve të skiatorëve nga Kosova çdo javë, përjetuan shqetësime të mëdha duke kaluar përmes Berane kur një nga autobusët e tyre u gjuajt me gurë dhe dritaret u thyen, ok kjo është një turp, kjo është diçka që dikush tregon fytyrën e tyre”, ka shkruar Kardovic.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, vazhdoi Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/semir.alp/posts/10225294811746896

(Kosova Sot Online)