Blenë iPhone X dhe ushqim në markete me para të falsifikuara, Gjykata vendos për të dyshuarit

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 14:14
Blenë iPhone X dhe ushqim në markete me para të falsifikuara, Gjykata vendos për të dyshuarit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar për vënie në qarkullim të parave false.

Ndaj të dyshuarve O.K., L.S., L.H. dhe S.Sh, është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 31.12.2020, 27.01.2021, 13.02.2021 dhe 16.02.2021, të pandehurit në bashkëveprim duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i kishin vënë në qarkullim duke i përdorur si të vërteta, duke blerë Iphone X dhe gjësende nëpër markete të ndryshme, me ç’rast kanë dëmtuar persona të ndryshëm”, bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit është shtetas i Serbisë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke e marr parasysh edhe faktin që njëri nga të pandehurit është shtetas i Republikës së Serbisë dhe mund të i ik drejtësisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)