-40 gradë çdo ditë, njihuni me qytetin më të ftohtë në botë

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 08:51
-40 gradë çdo ditë, njihuni me qytetin më të ftohtë në botë

Me një mori stuhish dimërore që janë derdhur mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë, por edhe mbi vendet evropiane më herët, shumëkush ka menduar se i ftohti i këtij viti ka qenë i rrallë.

Por, temperaturat, sado të ulëta që mund tu duken njerëzve në këto vende, vështirë të krahasohen me ato në Yakutsk në Rusi. Banorët e këtij qyteti të largët siberian, përballen me temperatura nën -34 gradë celcius që nga 8 dhjetori, me mërkurin në termometër që ra deri në -50.6 gradë celcius më 19 janar.

Dhe u qyteti ka shënuar edhe një rekord të ri, me temperaturën që ka qëndruar nën -40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Me një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh, Yakutsku është qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm. Ndërsa për shumë kënd, moti me temperatura nën zero do të garantonte ndonjë ditë me borë, për fëmijët që jetojnë atje, çcdo temperaturë mbi -40 gradë celcius, konsiderohet e ftohtë, por jo shumë…Shkollat atje mbyllen vetëm kur temperaturat shkojnë në -55 gradë celcius, me përjashtim të kopshteve që mbyllen nëse mërkuri bie në -50 gradë. Ndërsa për të rriturit, bëhet fjalë për normalitet.

Shumëkush do të mendonte se një mot i tillë do ti bënte banorët të etur për verën, kur temperaturat janë më të arsyeshme, rreth 18.5 gradë celcius. Por rezulton që banorët e Yakutskut, preferojnë dimrin, transmeton lajmi.net.

Në vend që të theken në diell, ditët e gjata të verës për ta duhet të kalohen duke riparuar shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që ata të përballen me një tjetër dimër të ashpër. Dhe fatmirësisht – thonë ata, sezoni i ngrohtë zgjat për vetëm disa javë….Por ndërsa Yakutsku është qyteti më i ftohtë mbi tokë, ai nuk është vendi i banuar më i ftohtë mbi tokë. Ky nder i takon një fshati fqinj, Oymyakon, ku jetojnë rreth 500 banorë. “Poli i të ftohtit” mban rekordin për temperaturën më të ulët të dokumentuar ndonjëherë në një vend të banuar, një acar prej -77.2 gradësh celcius.

(Kosova Sot Online)