Bien nga skela dy punëtorë, dërgohen me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 10:36
Bien nga skela dy punëtorë, dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë ku dy punëtorë janë rrëzuar nga skela.

Dy punëtorët të cilët kanë marrë plagë nga rënia janë nisur menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e dy punonjësve.

(Kosova Sot Online)