Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën politike kosovare!

Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën politike kosovare!
Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën politike kosovare!

Fadil Maloku

  • 19 February 2021 - 07:40

Shkruan: Fadil Maloku

Vjosa Osmanit i duhet që me të mbaruar numërimi i votave, të filloj që “Guxo-n” ta shndërroj në bërthamë dhe ta regjistroj si subjekt të ri, por, me emrin e Lidhjes. Sepse, vetëm përmes kësaj mënyre, Vjosa mund ta rrit e rikthej, si famën e frymën ashtu edhe parimet inspiruese e mobilizuese rugoviane, që diku në thellësinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë kolektive padyshim që mund të detektohen nga punëtoret e ardhshëm social. Besoj shumë që diku në thellësinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë kolektive, nga punëtorët tanë të ardhshëm social do të mund të detektohen mostrat e asaj që njëjtësohen si vlera rugoviane.

-Nëse, ka “banuar” ndonjëherë apo ende është prezent diku në sferën politike cilësimi i arsyetuar dhe i propaganduar si “rugovizëm” (a unë kam shumë dilema, se çka është ai, ku bazohet, dhe ku i mbarështon fondamentet e veta, etj.) atëherë, them që atë mund ta gjeni vetëm te personaliteti i Vjosa Osmanit, e assesi te militantët, e as te servilët klanor, e as ata strukturor të LDK-s së sotme të Isa Mustafes & company.

Ndonëse, kur e larguan Vjosën pa asnjë kriter statusor e moral, klani i servilistëve “rugovist” nga LDK-ja, privatisht e publikisht i pata sugjeruar e rekomanduar që sa të mundet të qëndroj dhe t’i mbroj brenda vlerat e njëjtësuara rugoviane, me të cilat Ajo qartë kuptohej se ishte brumosur, e më vonë edhe kalitur. Tani, asaj për të hyrë në konkurrencë lojale, dhe për të shkërmoqë definitivisht lidhjet e saja me servilët klanor e sidomos me pseudo rugovistët e klanit të mbetur obskur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".